Connect with us

Politike

“Mos organizo funeralin e…”/ Deputeti i bën thirrjen e fortë Berishës

Deputeti Agron Gjekmarkaj e sheh me shqetësim të madh situatën në Partinë Demokratike, ndërsa thekson se një opozitë e dobët nuk i shërben vendit.

Pjesë nga biseda:

Gjekmarkaj: Berisha do ta thotë po nuk është bindës.

Duma: Po raportet te të cilat var shpresat PD-ja me ambasadën amerikane, ndërkombëtarët…

Gjekmarkaj: Ne në çdo kontakt që kemi pasur me ambasadoren apo përfaqësues amerikanë kemi kuptuar se atyre iu interesonte një opozitë e fortë. Një Parti Demokratike e bashkuar.

Muajt e fundit me sa kam vënë re unë nga heshtja e tyre, sepse edhe heshtja është një gjuhë sot, gjatë fushatës nuk janë marrë më me Berishën. Nuk kanë në plan të ndryshojnë gjë nga qëndrimi i tyre. Janë shtet i vogël lëvizin ngadalë dhe nuk kanë në plan të ndryshojnë qëndrim ndaj Berishës.

Atëherë i takon Berishës të sakrifikohet dhe ta lërë krijesën e tij të lirë. Dhe Partia Demokratike të bashkohet nën një lidership të ri.

Advertisement