Connect with us

Rajon

Mos shikoni ëndrra me sy hapur/ Serbia mbetet nga Rusia

Profesori amerikan Daniel Sewer shkruan se “Shërbimet serbe të sigurisë dhe aleatët e tyre në Kishën Ortodokse janë “martuar” me Moskën. Sipas tij, “Në rajon, Vuçic synon të krijojë një “botë serbe” analoge me “botën ruse” të Putinit, një ide që mbështeti edhe pushtimin e Ukrainës”

Serwer shkruan se në formën e tij më të dobët, qëllimi është kontrolli politik i Beogradit mbi popullsinë serbe në vendet fqinje të cilën ka arritur ta bëjë në Mal të Zi dhe Kosovë, kurse në Bosnje po pengon vetëm Dodik, interesat e të cilit nuk përkojnë.

“Në formën e saj më të fortë, bota serbe nënkupton aneksimin e territoreve të pushtuara nga serbët në vendet fqinje dhe krijimin e Serbisë së Madhe” – thekson profesori amerikan teksa dhe shtoi:  Zyrtarët e administratës amerikane janë të lumtur të përsërisin qëllimin e lavdërueshëm strategjik të viteve 1990: Evropa “e plotë dhe e lirë”. Por duket se kjo nuk do të ndodhë së shpejti pasi Presidenti rus Vladimir Putin po detyron  të vihet një vijë e re ndarëse në Evropë.

“Nuk ka asnjë perspektivë serioze që Serbia apo Republika Srpska (pjesa e Bosnjës dhe Hercegovinës e mbizotëruar nga serbët) t’i bashkohen Perëndimit në të ardhmen e parashikueshme” – deklaroi politologu dhe profesori amerikan

 

Advertisement