Kosova
MOS U MASHTRONI/ Goditja e fortë e Grennell në skanerin e analistëve
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/Q5-1.jpg)
Reagimi me i fundit i Richard Grenell shënoi goditjen më të rëndë deklarative nga Administrata e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili pati deklaruar në Ferizaj tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në”.
Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.
E kjo deklaratë e emisarit special, ngjalli reagime të shumta në Kosove.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,tha se qëndrimet e emisarit amerikan Richard Grenel për kryeministrin Albin Kurti janë mesazh i qartë se “Një kryeminister dhe një qeveri që nuk ka përkrahje dhe partneritet me ShBA, nuk i shërben Kosovës”, duke shtuar se “Kosova nuk e ka luksin te guxojë të bëjë eksperimente me të ardhmen”.
Kurse sipas njohësit të politikës Petrit Zogaj “Kurti manipulon kur thote qe marredheniet me ShBA i ka te mira. Mirepo, ai e ben kete, sidomos ne kohe fushate dhe pret reagime te Grenell, sikurse ky i fundit.” Kjo sipas tij eshte në funksion të “mobilizimit të mbeshtetësve rreth vetës duke thene qe “na duhet më shumë mbeshtetje nga ju sepse po e shikoni qe kemi boll armiq.”
Zogaj duke vënë në vëmendje politikën e Trump me Meksikën, Kanadanë e përgjithsisht me qasjen e Trump për marrëdhëniet me shtetet tjera ka thënë se “loja e bixhozit me kete administrate nuk shkon gjate.”
Kurse Muhamet Hamiti, ish-ambasador i Kosovës në Londër, ka vënë në vëmendje pasojat që shqiptarët i vuajnë nga qasja komuniste kundër vlerave anglo-amerikane.
Gjithashtu ka reaguar edhe analisti Vehbi Kajtazi, duke theksuar se me “Albinin nuk ka Amerikë”. Sipas tij, nenteksti I Grenell ishte: Ju votoni per ke te doni, por me Albinin nuk ka Amerike – do ta izolojmë Kosoven!”…………………………..
Ish-ministri i Kosoves Dardan Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së Richard Grenell dhe ka vlerësuar se SHBA-të nuk e shohin më Albin Kurtin partner, duke shtuar se administrata aktuale amerikane është më agresive deri më tani
“Kjo administratë amerikane është administrata më agresive që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja, duke u imponuar vullnetin e saj shteteve të fuqishme, e lëre më Kosovës”, theksoi Gashi.
Ai shtoi gjithashtu se Grenell e bëri të qartë se SHBA-të nuk e shohin më Albin Kurtin si partner.
Nga ana tjeter, analisti Viktor Buzhala, duke komentuar rëndësinë e Grenellit në SHBA, theksoi se ai nuk është një figurë e paprekshme dhe se është hequr disa herë nga postet e tij gjatë administratës Trump.
“Së pari, Grenell ishte ambasador në Gjermani gjatë administratës së parë të Trump, më pas u transferua dhe u bë kreu i gjashtë shërbimeve sekrete në SHBA, pastaj u transferua edhe nga ai pozicion. Pra, pozicioni i Grenellit ka ndryshuar tre herë gjatë administratës Trump. “Nuk është e parëndësishme, por as ai përfaqësuesi i emëruar për Kosovën”, tha Buzhala
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)