Connect with us

Politike

‘Mosbindje civile’ në Kuvend, opozita nxjerr karriget jashtë dhe ulet këmbëkryq në oborr

Opozita vijon aksionin e mosbindjes civile në Kuvend.

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë të përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në kuvend, ndërsa të tjerët që ishin pa masë ndëshkimore fillimisht u vendosën para foltores së Kuvendit dhe më pas morën karriget dhe i nxorrën jashtë.

Në një moment disa deputetë demokratë u ulën këmbëkryq në oborr.

Enkelejd Albieaj i kërkoi kryetares së Kuvendit Spiropali të mbyllë seancën të mbledhë byronë dhe të marrë masa për të shfuqizuar vendimin që përjashton deputetët e PD-së.

Dash Sula këmbëkryq nga Kuvendi: U mësuam me SPAK, s’na bën më përshtypje 👇😱
Këmbëkryq në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vetëm vjedhin.
Në lidhje me thirrjen në SPAK të deputetes Elda Hoti, Sula tha se janë mësuar tashmë me thirrjet në Prokurorinë e Posaçme, por shtoi se është krenar sepse nuk shkojnë as për korrupsion e as për vjedhje të fondeve.
Ndër të tjera tha se aksionin e tyre e kanë për Shqipërinë

 

 

Advertisement