Kosova
Moska i dërgon ‘nëndetësen’ Vuçiçit/ Mbështetje për përshkallëzim

“Është sinjal I mirë që qeveria e re në Malin e Zi, dëshiron ta çojë vendin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, por për ta bërë këtë, qeveria duhet t’i thotë qartë “jo” Beogradit dhe Rusisë, gjë që nuk e shoh të ndodhë” – kështu tha në një intervistë për ‘Pobjeda’, Ivana Stradner, këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.
Stradner është e mendimit se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dëshiron të sundojë si vendin e tij ashtu edhe rajonin, dhe se ai kur të dojë mund t’i vërë flakën Ballkanit në “lojën e tij balancuese” midis Lindjes dhe Perëndimit.
Nga ana tjetër sipas saj, Rajoni është larg prioriteteve të Brukselit dhe Uashingtonit dhe se këta nuk ka asnjë strategji konkrete, përveçse të bëjmë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet.
Stradner gjithashtu ka folur edhe për situatën në Kosovë dhe ndikimin e Rusisë tek Serbia për të trazuar Ballkanin.
“Është pozitive që pas përshkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë, për shkak të sulmit terrorist në Banjskë,Perëndimi ka hapur sytë dhe po e le mënjanë verbërinë, por kjo nuk mjafton. Me mbështetjen e Moskës, Vuçiç do të vazhdojë të përshkallëzojë Ballkanin” – deklaroi Stradner.

