Connect with us

Rajon

Moska zemërohet me dialogun Kosovë-Serbi

Anëtari i Institutit “Carengie”, Maxim Samorukov, ka publikuar një analizë të gjatë për influencën ruse në Ballkanin Perëndimor dhe për ndryshimet pas konfliktit në Ukrainë. Ai thotë se pa ndihmën e Serbisë dhe “Republika Srpskas” në Bosnje e Hercegovinë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor do të zhdukej brenda natës.

Por Samorukov thotë edhe se ndikimi rus do të vazhdojë të mbetet pjesë e spikatur e peizazhit ballkanik përderisa ka ende politikanë që tentojnë të përfitojnë duke u fshehur nën hijen e Moskës.

Në analizën e tij, ai shkruan se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga luta në Ukrainë, raportet e Rusisë me disa shtete ballkanike duket se kanë pësuar pak ndryshime. Ai përmend vazhdimësinë e bashkëpunimit energjetik mes Serbisë me Gazpromin dhe Millorad Dodikun që vazhdon të realizojë vizita zyrtare në Moskë, si dhe disa parti malazeze me slogane pro-ruse.

Eksperti shkruan se elitat politike të Ballkanit Perëndimor do të kane të vështirë që të mbajnë qëndrimin e tyre prej status-quo-je. Ai thotë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës me pretekstin për të mbrojtur rajonet e Donbasit ka alarmuar Evropën nga frika se edhe një konflikt i ngrirë mund të dalë jashtë kontrollit nëse manipulohet nga një fuqi e jashtme armiqësore. Sipas Samorukovit,  kjo i ka dhënë një shtysë të madhe vendosmërisë së Be-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata në Ballkan.

Samorukov shkruan gjithashtu se tani BE-ja ka vënë në përdorim “shkopinj dhe karrota” të reja për të shtyrë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit.

Advertisement