Kronike
Moti drejt ftohjes
Këtë të shtunë vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave relativisht të ulëta ku do të ketë vranësira dhe reshje shiu.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut nisin që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat e ajrit do jenë në ulje duke u luhatur nga 4 gradë celsius krtyesisht në zonat veriore dhe do të arrijë maksimumin 15 gradë celsius në zonat perëndimore
Ndërsa në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek dhe deti i forcës 3-4 ballë.