Bota
Moti i keq me viktima në Itali, Francë e Austri
Moti i keq ka goditur Europën, pasi shumë vende u ‘përcëlluan nga flakët prej temperaturave të larta.
Më shumë se 10 viktima janë regjistruar në Austri, Francë dhe Itali, teksa ka patur gjithashtu përmbytje të rrugëve dhe dëmtime të ndërtesave.
Në Austri, tre persona humbën jetën nga rrëzimi i një peme në lindje të vendit, ndërsa dy fëmijë vdiqën në shtetin jugor të Carinthia.
Pesë, për momentin, janë viktimat në Korsikë. Ishulli francez u përfshi nga erërat me shpejtësi mbi 220 kilometra në orë, të cilat shkulën pemët, dëmtuan shtëpitë dhe lanë rreth 45,000 familje pa energji elektrike. Një vajzë 13-vjeçare humbi jetën kur një pemë ra në një kamping në jug të ishullit.
Në Itali, Toskana është rajoni ku moti i keq ka dhënë goditjen e tij duke shkaktuar dy viktima në provincën Lucca dhe në Carrara, edhe në këtë rast të shkaktuar nga rënia e pemëve, dhe gjithashtu janë regjistruar mbi pesëdhjetë të plagosur. Në Veneto është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe deri të hënën rajoni do të jetë nën alarmin portokalli.