Connect with us

Aktualitet

Moti i keq në vend/ Përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit

Si pasojë e kushteve të këqija të motit qarkullimi u vështirësua gati në çdo aks rrugor.  Një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rëndë për largimin e borëpastrueses nga rruga.

Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.

Advertisement