Connect with us

Aktualitet

Moti i keq në Vlorë/ Kapiteneria merr vendimin e minutës së fundit për lundrimin

Vranësirat dhe reshjet e dendura kanë kthyer makthin në detin e Vlorës duke bërë që të pezullohet lundrimi në det. Kapiteneria e Portit të Vlorës bën me dije se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon deri në 6-7 ballë. Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit. Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.

Advertisement