Connect with us

Bota

Moti i keq/ Shira të rrëmbyeshëm dhe borë nga Evropa në Japoni

Autoritetet në të gjithë Evropën po përpiqen të përballojnë një periudhë jashtëzakonisht të gjatë të të ftohtit të madh.

Në Portugali, në Lisbonë, administratorët lokalë kanë ngritur qendra speciale për të të pastrehët që të ngrohen. Megjithatë, t’i largosh ata nga rruga, ndonjëherë është një sfidë.

Në Greqi, shirat e rrëmbyeshëm po shkaktojnë probleme në Athinë dhe pjesë të tjera të vendit. Policia në kryeqytet u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme.

Vendet aziatike po përjetojnë kushte edhe më të vështira.

Në Japoni, dëbora ka goditur zonat bregdetare veriore dhe lindore. Një makth për udhëtarët, por një pamje e pashembullt për vizitorët në malin e zbardhur Fuji, Teksa temperaturat kanë rënë nën zero në pjesën më të madhe të Japonisë.

Bezdi edhe në Korenë e Jugut për shkak të borës që ka rënë me bollëk. Në disa lokalitete janë regjistruar deri në 70 cm.

Vala e ftohtë ka mbërritur edhe në jug të gadishullit arab, me reshje të rralla bore në malësitë e Omanit.

Advertisement