Aktualitet
Moti i keq sjell probleme në rrugë/ ARRSH: Ja në cilën zonë ka pasur rënie gurësh
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset kombëtare në Rajonin e Veriut janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht. Për shkak të reshjeve dhe stuhive të ditëve të fundit, në disa zona ka pasur probleme, kryesisht rënie gurësh në rrugë.
Problematikë kanë shfaqur akset Dushaj-Sheshi i Trageteve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë, Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejës, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejës-Pukë-Kalimash.
Megjithatë, inertet dhe gurët janë pastruar dhe të gjitha akset kombëtare në Rajonin Verior janë të hapura për qarkullim, njofton ARRSH.
Edhe kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor. Për shkak të motit të keq gjatë kësaj jave, por dhe javës së ardhshme, këshillohen drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteteve.