Pinknews
Motra e Luizit: Babë, dëshira e zjarrtë që kishe për Luizin t’u ka plotësuar
Luiz Ejlli, emri që sapo pëshpëritet njihet si një fenomen shkodran që po thyen rekorde që nga hyrja në Big Brother VIP Albania.
Si një nga të preferuarit e këtij spektakli shanset për ta fituar çmimin e madh janë në një përqindje shumë të lartë.
Motra e tij, Ina Ejlli, ka bërë një postim mjaftë të ndier në profilin e saj në Instagram teksa ka shkruar për babin e tyre të ndjerë.
Ajo kishte shkruar se ëndrra e babit të tyre edhe pse nuk jeton është realizuar sepse gjithmonë ka dashur që djali i tij të jetë një ditë i njohur për talentin e tij në muzikë.
Postimi i plotë:
Babi… Endrra jote qe kishe per Luizin u realizua tashme. Ti kishe enderr qe ta njihnin Luizin te gjithe anembane Shqiperise, prej talentit te tij te muzikes. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo enderr qe kishe per te u realizua por ti nuk je pran tij. Nuk je per ta mbeshtetur dhe te shikosh se sa shume e duan Luizin. Por jam e bindur qe ti po lutesh per ne nga qielli. Jam e bindur qe ti tashme deshiren e zjarrte qe kishe per Luizin tu ka plotesusar. Te duam, dhe shpirti yt u prehft ne paqe.