Pinknews
Motra e Oltës pjesë e BBV 3
Gerta Gixhari, motra e ish-banores së Big Brother 2 ka treguar ditën e sotme në “Breaking” se ftesën për tu bërë banore e shtëpisë më të famshme në shtëpi e ka patur që në BB1.
Ndër të tjera Gerta ka treguar se hyrjen në edicionin e parë të këtij programi e ka patur me frikë edhe pse dëshira ka ekzistuar.
“Unë ftesën e kam patur edhe vjet nuk pranova. Kam patur ndikimet nga jashtë dhe më bërë pak presion dhe nuk e kam patur guximin për tu futur, pavarësisht se instikti më thërriste. BB2 më ka lënë një shije shumë të keqe, dhe seriozisht nuk e mendoj fare BB3. Kam verën përpara, nuk e di, nuk e kam menduar fare”, tha Gerta Gixhari.