Connect with us

Sport

Mourinho drejt shkarkimit nga Roma

Pas tri vitesh në Romë, Mourinho rrezikon seriozisht shkarkimin. Momenti i së vërtetës mbërriti në Trigoria pas humbjes në derbi, me Dan dhe Rajan Friedkin që raportohet se janë tërbuar pas humbjes që kushtoi eliminimin nga Kupa e Italisë.Lajmin e ka dhënë “La Repubblica” e cila në numrin e djeshëm shpjegoi se si ftohtësia totale e treguar në mesin e dhjetorit me kërkesën për rinovim është kthyer në zemërim me rezultatet e fundit.Tashmë “Speciali” e ka gjetur veten nën vëzhgim dhe një nokaut i mundshëm në “San Siro”, kundër Milanit do të bënte që stoli i tij të lëkundej fuqishëm për të mos thënë se do të shkërmoqej, teksa në sfond edhe për Romën është hija e Antonio Kontes.

SITUATA – Ekziston rreziku i shkarkimit, për herë të parë që kur Mourinjo është te Roma, është i madh edhe për shkak të largimit të Tiago Pintos.Drejtori sportiv ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj te portugezit që tashmë e ka gjetur veten në një stuhi brenda klubit. Po aq e vërtetë se ai ka skuadrën pas vetes dhe shumë nga lojtarët e organikës kanë pranuar Romën vetëm prej tij.Ky është një aspekt që pronarët duhet ta mbajnë parasysh pasi jemi vetëm në mesin e sezonit dhe Roma është ende në valle në Europë, e për më tepër vendi i katër në kampionat është vetëm katër pikë larg.

Advertisement