Rajon
MOZAIKU I GRUSHTIT TE SHTETIT/ Zaharova mesazh Perëndimit për Vuçiçin
Lidhur me deklaraten e zëdhënëses se Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila tha se Perëndimi po planifikon të destabilizojë Serbinë dhe po përdor mekanizma të frymëzuar nga revolucionet me ngjyra, ish diplomati dhe ambasadori serb në Bjellorusi Srećko Gjukiç tha se ky është një mesazh klasik i mbështetjes për një regjim miqësor si ky I Vucicit.
“Nuk është gje e re. Mesazhe të tilla, të cilat në fakt mbështesin regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk kanë ardhur gjithmone nga Rusia, por edhe nga Hungaria, Bjellorusia, Polonia… Nga të gjitha ato vende ku regjimet autokratike janë në pushtet dhe kanë marrëdhënie të mira me autoritetet në Serbi” – theksoi Gjukiq për median serbe Nova, duke shtuar se “Në këtë mënyrë, Serbia përdoret për të dërguar mesazhe në Perëndim”.
“Rusia praktikisht dërgoi një mesazh përmes deklaratës së Zakharovës: “Serbia është e jona, nuk mund ta ndani nga Rusia. Ne jemi një”. Ky është mesazhi për Perëndimin” – deklaroi Gjukic.
Nga ana tjeter, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshic ka një dimension krejtësisht tjetër të kësaj historie dhe sipas tij, kjo verteton se Vuçiq nuk ka qenë kurrë në krizë kaq të madhe
“E gjitha kjo është pjesë e luftës globale mes Rusisë dhe Perëndimit, e cila po kalon nga terreni në terren stërvitor. Të njëjtat reagime kemi pasur edhe me rastin e zgjedhjeve në Moldavi, Gjeorgji, Rumani, ku ka pasur paralajmërime për rrezikun e revolucioneve me ngjyra. Ishte logjike që radhen të kishte edhe Serbia… Sidomos kur kemi parasysh bashkëpunimin mes Beogradit dhe Moskës në çështjen e shtypjes së rrezikut të revolucioneve me ngjyra. Kujtojmë se Aleksandar Vulin ka rënë dakord personalisht për formimin e “Grupit të Punës për Luftën kundër Revolucioneve me Ngjyra” me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.
Dhjetë ditë më parë, Vulin u takua edhe me kreun e shërbimit të inteligjencës dhe kundërzbulimit të Kinës, Chen Yisin, dhe ra dakord të shkëmbejë përvoja në fushën e punës kundërzbulimit dhe luftës kundër revolucioneve me ngjyra”, theksoi Jakshiq për Nova.
Sipas tij, ajo që fshihet në mesazhin e Zaharovës është në fakt më e rëndësishmja.
“Është e qartë se për shkak të gjithë asaj që po ndodh në Serbi, Moska beson se ka ardhur koha që publikisht të ndërhyjë dhe të mbajë anën e regjimit, duke kërcënuar me spektrin e një revolucioni me ngjyrë. Është e qartë se për Moskën nuk ka asgjë më të tmerrshme se kaq. Është gjithashtu e qartë se një revolucion me ngjyrë mund të ndodhë vetëm në regjime autokratike. Pra, kjo deklaratë e Maria Zakharova mund të konsiderohet si një pranim se Serbia e Vuçiqit është një shtet autokratik. Në të njëjtën kohë, reagimi i saj tregon se sa e rëndë është situata në Serbi dhe se regjimi i Vuçiqit nuk është kërcënuar kurrë kaq seriozisht” – potencoi analisti Jakshic.