Connect with us

Politike

Mungon Berisha…Meta: Lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin për të mos të vendosur emrin e Sali berishës në fletën e votimit. Meta tha në një deklaratë për mediat se kjo është një lojë e Edi Ramës.

“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme.

Këto lojëra nuk ka qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën. Ai nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë, ka ca kukulla të stërprovuara, stërkonusmuara, që kanë firmosur për të vjedhur e ndarë plaçkën e pushtetit vendor, bashkë me Ramën, një pjesë prej tyre i ka çuar nëpër burgje se nuk i mbante dot, ca të tjerë kanë dhënë dorëheqjen e të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave dhe ligjeve”, tha Meta.

Lajm ne perditesim…

Advertisement