Connect with us

Kosova

Muskujt e Albin Kurtit dhe qendra e fshehtë e pushtetit diku

“Perëndimi nuk është i interesuar për të patur destabilitet në Kosovë’ por Albin Kurti duke se diku nga dikush ka mbështetje serioze, prandaj dhe tregon muskujt”
Kështu deklaroi gjatë një interviste Isak Vorgucic – gazetar dhe menaxher i radiotelevizionit “Kim” në Çagllavicë, në Kosovë.
“Kur ka pasur thirrje nga Perëndimi, vendet e QUINTI-t, SHBA apo Parlamenti Evropian, Albin Kurti i ka injoruar. Nuk e dimë nëse ai i shpërfill keto apele vetëm se përllogaritja e tij është se do të sigurojë shumë mbështetje nga shqiptarët. Ai nuk është naiv dhe i di problemet që mund të ketë kushdo që kundërshton qendrat e pushtetit perëndimor. Më duket se ai ka një mbështetje serioze nga ndonjë qendër pushteti në Perëndim dhe se këtu është burimi i papranueshmërisë së tij. Dhe mendoj se ajo qendër nuk është dosido që nuk dëshiron paqe në Kosovë” – theksoi Vorgucic
Sipas tij, ka shumë njerëz që ende besojnë por dhe jetojnë me një lloj deziluzionin se ushtria serbe do të hyjë në Ibër, do pushtojë territorin dhe se pjesa veriore do t’i takojë Serbisë, por harrojnë se sipas Rezolutës 1244, NATO është e vetmja forcë ushtarake në territorin e Kosovës.

Advertisement