Connect with us

Kosova

Mustafa: Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Kurtit dhe LVV

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, e ka kuptuar rëndësinë e letrës së Frederica Mogherinit, e cila flet për natyrën dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka vlerësuar se në politikë nuk është e lehtë të pranohet e vërteta dhe se në politikë njerëzit parapëlqejnë më shumë gënjeshtrat dhe mashtrimin.

Ish kreu I LDK ka treguar se të gjithë zyrtarët e Levizjes Vetevendosje, përfshirë kryeministrin Kurti, kanë qenë në dijeni të ekzistencës së letrës së ish-shefes së diplomacisë evropiane Mogherini, por sipas tij, në atë kohë nuk iu ka interesuar përmbajtja e letrës.

Sipas Isa Mustafës, letra e Mogherinit dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë vlejnë vetëm për Asociacionin, jo për vetmenaxhimin. Vetmenaxhimi/vetëqeverisja janë koncepte me kompetenca ekzekutive. Prandaj, Qeveria dhe Kurti duhet t’i sqarojnë fillimisht vetes dhe opinionit se çfarë detyrime kanë marrë me vetmenaxhimin e serbëve. Letra e Mogherinit këto nuk i mbulon. Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende një opinion për vetmenaxhimin e serbëve.

Advertisement