Connect with us

Kosova

Mustafa komenton deklaratat e çuditshme të Besnik Bislimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mohuar në mënyrë kategorike pretendimet e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, se pala kosovare nuk ka qenë ajo e cila ka kërkuar që dokumenti i parimeve i vitit 2015 për çështjen Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të shkoj në Kushtetuese, por delegacioni i Serbisë.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka konsideruar se vetëm një njeri me mendje jo të shëndosh beson se Serbia ka qenë ajo e cila ka kërkuar që Marrëveshja e vitit 2015 të dërgohet në Kushtetuese për shqyrtim.

“Unë dhe ekipi i Kosovës kemi kërkuar dhe kemi vënë kusht që dekretin e qeverisë mbi miratimin e Statutit ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe kur ajo të konstatojë se Statuti është në harmoni me Kushtetutën atëherë mund ti fillojnë procedurat për themelimin e Asociacionit”- tha Mustafa

Por, ndryshe nga ai, situatën e paraqiti kryenegociatori i palës kosovare, Bislimi, kur fajësoi ish-kryeministrin për manipulim të opinionit publik me deklaratat të llojit se ka qenë vetë Mustafa ai i cili ka marrë iniciativën për të vendosur nenin që do ta detyronte autoritetet kosovare ta dërgojnë në Kushtetuese Marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin.

Megjithatë sipas Mustafës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, jo që nuk ka kërkuar një gjë të tillë, siç pretendon Bislimi, por ka kundërshtuar iniciativën e palës kosovare duke potencuar se “unë nuk jam këtu të mbrojë Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës, të cilin nuk e njoh”.

“Më vonë, me insistimin tonë se nuk mund të bëjmë një Asociacion i cili mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse atëherë marrëveshja do të ishte e pa vlerë për të dy palët, ai është pajtuar. Mendoj se pranimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga Serbia ka qenë një e arritur e madhe e Kosovës në negociata” – potencoi Mustafa

Advertisement