Kronike
Muzikë pas orarit të lejuar, policia identifikon gjashtë biznese
Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për këto raste janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas, konkretisht I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P. (pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale). Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në këto lokale.
-Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.
-Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç. Në vijim, pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal, janë sekuestruar nga Policia.
-Në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. S., 40 vjeç. Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.