Connect with us

Politike

Mziu akuza PS për blerje votash në Dibër: Nuk mund të pranojmë një rezultat të tillë

Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka theksuar se ai nuk mund të pranojë një rezultat ku votat, sipas tij, janë të blera.

Mziu ka akuzuar eksponentë të PS-së për blerje votash në qarkun e Dibrës dhe ka shtuar se nuk mund ta njohë një rezultat ku sipas tij janë investuar miliona euro në këmbim të votës.

“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton. Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.

Advertisement