Politike
Mziu: Nëse vijojmë vetëm me prishjen e seancave, bojkotoj mbledhjet e Grupit
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate sa i përket vijimit të aksionit opozitar.
Edhe pse deputeti Flamur Noka deklaroi se të gjithë deputetët demokratë kanë qenë pro aksionit në parlament për të vijuar protestat, deputeti Xhelal Mziu ka kërkuar të ketë ndryshim të kursit.
Për A2 CNN, Mziu konfirmon se në takimin e mbajtur këtë të mërkurë ka kërkuar të nisin takimet në bazë, pasi siç thotë ai qytetarët ndihen të braktisur.
Mziu ka thënë se nëse nuk do ketë ndryshim të qasjes ai mund të braktisë dhe mbledhjet e grupit.