Kosova
‘Na duhet pak durim’/ Hill flet për takimin Kurti-Vucic
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, tha se është ende herët për të vlerësuar rezultatin e takimit të 27 shkurtit në Bruksel.
Siç raporton “Beta” pas takimit të fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Hill ka thënë se duhet pritur bisedime të reja
“Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse ende askush nuk ka rënë dakord për asgjë. Na duhet vetëm durim”, tha Hill.
Ambasadori amerikan gjithashtu tha se Serbia do të duhet të marrë një vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë sepse, siç vlerësoi ai, po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e tyre.