REAGIM
‘Na e shpifët o kllouna analfabetë’
Pas një pauze një vjeçare, Luana Vjollca është kthyer në television, këtë herë tek TV Klan.
Ajo bën një shou, ku në qendër të vëmëndjes është pikërisht Luana dhe më shumë se një shou, është një shfaqje erotike nga Luana.
Kjo gjë është evidentuar edhe nga gazetari Berat Buzhala, që ka komentuar shfaqjen e fundit, ku veç Luanës, ishin ftuar edhe disa personazhe të tjerë si Ermal Mamaqi, Besa Kallaku etj.
“Ka fillu emisioni Zemerluana ne Klan. U mbushe skena me ‘humoriste’ dhe me moderatore te ndryshem. Po qeshin e po piskasin ne menyre histerike, ama mu ende as buza ne gaz nuk m’ka shku.
Ne televizionet e Shqiperise, edhe pse eshte investu shumeeeee, ka shume pak shou dhe humor cilesor.
Nuk mundesh bre me kane gjysemanalfabet dhe humorist. Mundesh me kane gjysemanalfabet ose analfabet dhe clown, ama jo humorist.
Humori eshte shume serioz. Kerkon pune dhe perkushtim. Kerkon me lexu dhe me mendu.
Nese vec shfaqesh ne skene edhe mendon me i bo njerezit me qeshe, atehere ke deshtu tmerresisht.