Connect with us

Rajon

Na ishte njëherë/ Lamtumirë Milo Gjukanoviç

Epoka e Presidentit aktual, Milo Gjukanoviç duket se ka ardhur drejt fundit, të paktën kështu tregojnë rezultatet paraprake të votave në raudin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi.

Sipas rezultateve primare nga raundi i dytë i zgjedhjeve, kandidati për president Jakov Milatoviç ka fituar ndjeshëm me 60% të votave, ndërsa Gjukanoviç ka siguruar vetëm 39,2% të votave.

Millatoviç është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

 

Advertisement