Connect with us

Kosova

Na ndihmoni, tju ndihmojmë/ Hovenier për anëtarësimin në NATO

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jefrrey Hovenier, edhe njëherë e ka ripërsëritur se Qeveria e Kosovës, nuk po idëgjon këshillat e aleatëve.

Si pjesmarrës në konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ai deklaroi se Qeveria amerikane nuk ka argumente të mjaftueshme për të argumentuar apo avokuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, sepse nuk ka shenja se Qeveria Kurti po punon në kërkesat shumë të qarta të Perëndimit për të shkuar përpara.

“Bashkësia ndërkombëtare do qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra kemi krijuar kushte për të arritur këtë dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Disa thonë që Serbia po shfrytëzon rastin që ta zvarritë progresin e Kosovës. Nuk do ta kundërshtoja si mundësi, por ajo që mund të them është se strategjia më e mirë për Kosovën në rrethana të tilla është që të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që ka marrë. SHBA nuk mund të vendosë se kush mund të jetë shtet kandidat i BE’së. Ne duam te ndihmojmë Kosovës per tu bere pjese e NATO-s, por duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira” – theksoi ambasadori amerikan

Nga ana tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka akuzuar palën serbe se shtiret se është e gatshme për dialog, por sipas saj të njëjtit janë të përgatitur për luftë.

“Kur ke në dialog Serbinë e cila eshte përgatitur për luftë ndaj Kosovës, dhe shtiret se eshtë për dialog, gjërat nuk janë të lehtësuara. BE-së i është dhënë një dokument nga kryeministrja e Serbisë ku thuhet se ata nuk ndihen të obliguar nga rezultatet e dialogut nga viti i shkuar. Nëse shkohet një hap para dhe dy prapa atëherë pyetja është a po të kthehemi në vitet 1990?” – theksoi Gervalla

Sipas saj, është e nënkuptueshme që pala serbe është kundër dialogut teksa dhe kujtoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Fjala dialog nënkupton dy, nuk është monolog. Kur ke njërën palë që është kundër dialogut dhe tregon me veprime konkrete se është për luftë, sin ë rastin e sulmit në Banjskë, gjërat nuk ecin përpara. Dialogu nënkupton angazhimin e dy palëve me një synim, që të arrihet një e ardhme më e mire” – potencoi ministrja e jashtme e Kosovës, e cila beson se deri në vitin 2030, Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veriatlantike të NATO-s.

Advertisement