Aktualitet
“Na tha KUR*VA”/ E goditi me shishe në fytyrë, si nisi sherri mes vazjave

Dy ditë pas konfliktit të ndodhur mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika” të Korçës që përfundoi me përdorimin e gotave të qelqit, ka folur për Euronews adoleshentja që u përfshi në sherr. E reja që qëlloi me gotë shtetasen P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet në një faqe Instagrami, tregoi se si ndodhi konflikti.
Sipas saj ajo i ka kërkuar llogari 19-vjeçares për faqen me foto denigruese, që kjo e fundit kishte hapur në ‘Instagram’. 19-vjeçarja nuk kërkoi falje dhe sipas adoleshentes biseda degradoi në ofendime e fjalë banale. 18-vjeçarja deklaron se ishte shtetësja, P.M e para e cila u ngrit dhe kishte tentuar ta godiste. Në këtë moment e reja shprehet se e ka goditur me gotë për vetëmbrojtje.
“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafeneja, me pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur. Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedoj me vajzën që kishte hapur faqen duke e pyetur përse e bëri diçka të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur. Me tha – “Përse vjen këtu, mos më kërko llogari’. I thashë se nuk shkova për t’u zënë por dua të di si unë dhe vajzat e tjera një sqarim nga ty. Rrinte tërë krenari dhe thoshte se “Nuk keni çfarë më bëni as ju, e askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi çndodhi ngelet ne te kaluarën” e fliste pa pendesë. Nuk kërkoi falje. Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave ne, duke na thënë fjalë si ku*va, nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur, nuk jemi ne ashtu por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste. Unë nga vetëmbrojta marr gotën dhe i bie në fytyrë vajzës. Të them që i kërkoj falje familjes së saj por pres të njëjtën gjë nga ajo dhe familja e saj, për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit dhe kushdo që ishte përmendur aty,”-u shpreh ajo.

