Connect with us

Kosova

Naivitet? Habitet Bislimi/ Kërkon që Borrell të propozojë heqjen e sanksioneve

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi pas përfunidmit të raundit të dialogut në Bruksel ka thënë se janë të habitur që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian ende nuk ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.

“Në Bratisllavë kemi rënë dakord që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimit të 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe i përgjigjet kërkesave të saj. Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës dhe është habi që pavaresisht se kanë kaluar 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë, ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian” ka thënë Bislimi teksa dhe shtoi: Nuk mund të themi si i kemi zbatuar të gjitha masat sepse një nga masat është edhe mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE’së për vendosjen e masave ndëshkuese. Tani gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin apo mekanizmin për heqjen e masave ndëshkuese

Advertisement