Sport
Napoli barazon Interin në krye të Serie A, Atalanta i bën ‘gjëmën’ Milanit

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën (20 prill) tre nga ndeshjet e raundit të 33-të. Në Bologna vendasit mposhtën 1-0 Interin, ndërsa fitorja e Napolit ka sjellë një ekuilibër në krye të renditjes. Humbja për Milanin në ‘San Siro’.
Në “Dall’Ara” vendasit e Bolognas mposhtën 1-0 Interin. Tanimë kreu i renditjes bëhet interesant pasi zikaltërit bashkëkryesojnë me Napolin dhe pesë javët që vijnë do jenë më shumë se interesante. Dueli u vendos në limite nga supergoli i Orsolinit, i cili realizoi nga brenda zone me një lëvizje akrobatike në shtesën e katërt.
Në “San Siro” Milani duket se “vulosi” fatin për të qenë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kuqezinjtë u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Duhej minuta e 62-të që Ederson të përfitonte nga pasimi i Bellanovas për t’i dhënë tri pikë të tijve. Nëse Milani e sheh veten në pozitën e nëntë me 51 pikë, Atalanta “blindon” zonën Champions pasi ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë. Te bergamaskët Berat Gjimshiti luajti 59 minuta.
Serie A, raundi 33:
E diel, 20 prill 2025
Empoli 2-2 Venezia
Bologna 1-0 Inter
Milan 0-1 Atalanta
Renditja:

