Bota
Nata e ferrit në Ukrainë/ I dërguari i SHBA-së humbet durimin: Sulmet e Rusisë kërcënojnë paqen që po kërkon Trump

Administrata e Trump ka reaguar ndaj sulmit rus në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, gjatë natës.
I dërguari i Donald Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, u shpreh se objektivi i sulmit nuk ishin ushtarët por zonat e banimit. Sipas tij, këto sulme të shëmtuara kërcënojnë paqen që Trump po kërkon.
“Objektivat? Jo ushtarë dhe armë, por zona banimi në Kiev—duke shpërthyer në erë trena civilë, zyrat e këshillit të misionit të BE-së dhe Britanisë, si dhe civilë të pafajshëm.”
Të paktën 19 persona janë konfirmuar të vrarë në sulmet ruse gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, thanë zyrtarët.
Ky numër përfshin katër fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte dy vjeç.
Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje në të gjithë Kievin, në zonat e prekura nga sulmi.

