Politike
‘Nata e Nderit’ në Izrael/ Rama: Shpëtimi i hebrenjve…
Në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Jerusalem, Kryeministri Rama mori pjesë në aktivitetin “Nata e Nderit”, organizuar në emër të të gjithë shqiptarëve, nga izraelitët. Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.
“Është e rëndësishme të mos harrojmë se hebrenjtë në Shqipëri janë shpëtuar njëlloj si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët. Shqiptarët, të krishterë apo myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë.
Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, tha Rama.
Lajm në përditësim..