Kosova
NATO: Dhuna po e kthen Kosovën pas, aspiratat euroatlantike në pikëpyetje
“Dhuna po e kthen prapa Kosovën”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Stoltenberg në një intervistë për të përditshme malazeze “Pobjeda” duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në vendet e tyre të punës, nën asistencën e Policisë së Kosovës.
Për shefin e NATO-së, tashmë është e qartë se dhuna përveç se po kthen parapa Kosovën, po i vënë në pikëpyetje edhe aspiratat e saja euroatlantike.
Prandaj sugjeron ai që si “Prishtina edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”.