Kosova
NATO largohet nga Kosova/ Ja çfarë kërkoi ish emisari amerikan
Ish-emisari special amerikan për dialogun nga Administrata Trump, Richard Grenell, e quan ‘’sjellje të çrregullt’’, vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për ndalimin e transanksioneve me dinar duke filluar nga 1 shkurti, pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për ta shtyrë hyrjen në fuqi të rregullit të ri.
Grenell shkruan në X se Kurti duhet të ndalojë së vepruari njëanshëm nëse dëshiron që amerikanët të mbrojnë sigurinë e rajonit përmes trupave të NATO-s.
”Nëse Albin Kurti dëshiron që amerikanët të vazhdojnë të paguajnë dhe të mbrojnë sigurinë e rajonit përmes trupave të NATO-s, atëherë ai duhet të ndalojë së bëri lëvizje të njëanshme që rrezikojnë sigurinë e 572 burrave dhe grave amerikane nga Teksasi, Oklahoma etj, që aktualisht shërbejnë në Kosovë” – ka theksuar ish emisari amerikan.
“Sjellja e tij e çrregullt duke injoruar kërkesat e komunitetit ndërkombëtar nuk mund të hidhet poshtë më nga ekipi I presidentit Joe Biden dhe Senati i SHBA. Albin Kurti po rrezikon jetën e amerikanëve me veprimet e tij. Ai duhet ta ndalojë luftën e tij – ose trupat amerikane duhet të tërhiqen në shtëpi” – ka potencuar Richard Grenell.
Kujtojmë se më here, ish i dëguari i Donald Trump ka akuzuar Gjermaninë se është rreshtuar “në anën e kundërt të historisë”, duke mbështetur një “fashist”, siç e cilësoi ai Albin Kurtin, posaçërisht rreth zhvillimeve në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Grenell, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka pretenduar se dy forcat kryesore politike në SHBA – Demokratët dhe Republikanët – rrallë gjejnë gjuhë të përbashkët, sidomos përsa i përket politikës së jashtme, por pajtohen se problemi i ngërçit është pikërisht kreu i ekzekutivit kosovar, i cili, sipas diplomatit amerikan, ka nxitur dhunë në pjesën veriore.
“Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, duke përqafuar fashistin Kurti. Çdo shtet në botë e ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë” – Ka shkruar Grenell, pas vizitës së Sekretares Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë në Kosovë.
Madje, diplomati amerikan pretendoi se gabimet e kryeministrit kosovar në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian, mundësuan që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të fitojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të Serbisë të mbajtura më 17 dhjetor.
Ish-përfaqësuesi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndonëse pa mandat dhe pa ndonjë pozitë të rëndësishme në administratën shtetërore, prej kohësh është angazhuar në një fushatë kundër kryeministrit Kurti, veçanërisht në raport me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e dialogut dhe situatën në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.