Kosova
NATO – Veriu çështje e brendshme, punoni me BE e SHBA
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.
Ai e cilësoi këtë veprim mbi reagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.
“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, dhe është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha Jamie Shea