Connect with us

Kosova

Nazarko: Fitorja e Kurtit ishte e jashtëzakonshme, kishte kundër SHBA, BE, oligarkët dhe ftohtësinë e Shqipërisë

Analisti Mentor Nazarko, e cilësoi të jashtëzakonshme fitoren e VV së drejtuar nga Albin Kurti, që kishte kundër aleatët  perëndimorë, oligarkët vendas si dhe Shqipërinë e kryeministrit Rama.

“I bashkohem ligjërimit se fitorja e Kurtit është e jashtëzakonshme, edhe krahasuar me vitin 2021 kur Kurti ishte në koalicion me Vjosa Osmanin e LDK. Kjo fitore është e jashtëzakonshme kur ke kundër SHBA, BE, oligarkët, ftohtësinë e Shqipërisë. Është dobësia e opozitës.

Janë dy momente që e vënë në diskutim thellësinë e fitores së Kurtit.

VV është e majtë, e ekstremit dhe e ka një shpjegim. Elektorati ka votuar për LDK-në me mentalitet titist, jo komuniste. Një e majtë tjetër ishte e parive të luftës, PDK AAK dhe më pas VV që vjen nga majtizmi francez. Ka dy momente që më duken dështim’- tha Nazarko.

Advertisement