Connect with us

Kosova

NAZIZMI NE SERBI/ Për prof. amerikan Marco Rubio, s’do ta ketë prioritet dialogun Prishtinë-Beograd

Richard Caplan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit tha se “Rusia-Ukraina, luftërat në Lindjen e Mesme, Kina –  janë disa nga çështjet që do të marrin vëmendjen e Sekretarit të ardhshëm amerikan që në fillim të mandatit”. Sipas tij, edhe pse Sekretar i ri Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njohuri dhe ka folur disa herë për zhvillimet në Kosovë, nuk pritet ta ketë prioritet dialogun mes Prishtines dhe Beogradit”.

“Pavarësisht pikëpamjeve qe ka Rubio për Kosovën, gjasat janë të vogla që Kosova dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të jenë ndër prioritetet e tij kryesore” – theksoi Caplan duke potencuar se “Rusia-Ukraina, luftërat në Lindjen e Mesme, Kina — këto janë disa nga çështjet që do të marrin vëmendjen”.

Por, profesori amerikan ka përmendur edhe Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në vitin 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka theksuar se presidenti Donald Trump, do të mund t’i vazhdojë përpjekjet e tij për t’i përmirësuar raportet mes Beogradit dhe Prishtines.

“Megjithatë, nëse e kaluara mund të japë ndonjë tregues për të ardhmen, Presidenti Trump kërkoi të përmirësonte marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe mund të vazhdojë përpjekjet e tij në një moment të përshtatshëm”, potencoi Caplan.

Advertisement