Connect with us

Pinknews

Ndahet nga jeta aktorja legjendare Gina Lollobrigida

Aktorja legjendare italiane, Gina Lollobrigida është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 95-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Diva e madhe e kinematografisë italiane ka lindur më 4 korrik 1927 në provincën e Romës Subiaco dhe ishte një nga aktoret më të rëndësishme evropiane dhe një seks simbol i viteve 50-60 ndërkombëtarisht.

Gina Lollobridgeta luajti në dhjetëra filma me yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe kinematografisë italiane, nga Frank Sinatra dhe Sean Connery te Marcello Mastroianni dhe Humphrey Bogart, dhe mori nofkën “La Lolo”.

Ajo u kthye në Itali në vitin 1962 dhe që atëherë ka bërë vetëm paraqitje sporadike në filma dhe televizion. Më pas ajo iu përkushtua dashurive të saj të para artistike, fotografisë dhe skulpturës.

Në shtator 2022, Gina Lollobrigida u dërgua në një spital në Romë pasi u rrëzua, theu femurin e saj dhe iu nënshtrua me një operacioni, i cili rezultoi i suksesshëm.

Advertisement