Connect with us

Kosova

NDALENI KURTIN/ Kongresmenia letër Blinken: Çfarë do të bëjë SHBA për të mbrojtur serbët në Kosovë

Kongresmenja republikane Claudia Tenny i dërgoi një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për të mësuar, sic shkruan ajo, se çfarë veprimesh do të ndërmarrin SHBA për të mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë, pasi sipas saj, veprimet e Albin Kurtit po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në letër kongresmenja thekson se është thellësisht e shqetësuar për keqtrajtimin e vazhdueshëm të serbëve në Kosovë dhe për mosveprimin e administratës së presidentit amerikan Joseph Biden.

Ajo theksoi se ditët e fundit Prishtina ka ndërmarrë veprime të njëanshme kundër pakicës serbe, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas kongresmenes, një veprim i tillë jo vetëm që injoron dialogun e vazhdueshëm të ndërmjetësuar nga BE-ja, por kërcënon edhe paqen dhe stabilitetin në rajon, si edhe sigurinë e ushtarëve të KFOR-it.

Ajo gjithashtu kujtoi se i dërgoi një letër Kurtit në shtator të vitit 2023 duke i kërkuar atij që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të fillojë të punojë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në përgjigje të krizave.

Advertisement