Connect with us

Kronike

NDALNI PERDHUNUESIT/ Tjetër rast në Fier e Durrës

Një 64-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasditen e së enjtes. Policia bën të ditur se dyshohet se G. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

NJOFTIMI

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. S., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.”

DURRES

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

Advertisement