Aktualitet
Ndalohet lundrimi i anijeve në Vlorë, ja përse
Lundrimi i anijeve të vogla dhe anijeve të peshikimi është ndaluar në Gjirin e Vlorës për datat 4 deri 5 nëntor. Shkak për këtë është bërë moti i keq, ndërsa përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas orës 18:00 të ditës së nesërme.
Njoftimi:
1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.
2. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.
4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.
5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.