Connect with us

Kosova

‘Ndarja më e thellë mes Kurtit dhe Osmanit, është çështja e Asociacionit’

“Ndarja më e thellë mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti ka të bëjë me asociacionin dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri.

Siç thekson ai për Kosova Online, ndërsa qasja e Osmanit ndaj komunitetit ndërkombëtar është më pragmatike, mënyrat e sjelljes së Kurtit janë më radikale.

“Në fillim të marrëdhënies mes tyre, Kurti dhe Osmani u munduan të dërgonin mesazhe se mes te dyve ka harmoni, gjë që është e pamundur, sepse vijnë nga prejardhje të ndryshme” – deklaroi analisti.

“Tani këto ndarje janë bërë shumë më të dukshme. Mendoj se ndarja më e rëndësishme është në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, sepse Kurti ka mënyra më radikale të ballafaqimit me Perëndimin, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me anëtarët më të rëndësishëm të BE-së, teksa Gjermania, Franca dhe Italia kanë një mënyrë më realiste dhe pragmatike të sjelljes” – theksoi Muhaxhiri duke potencuar se “Një tjetër ndarje e madhe e qëndrimeve mes Kurtit dhe Osmanit është drafti i asociacionit, prandaj edhe ka ndodhur konflikti i fundit mes liderëve të Kosovës”.

Analisti I njjohur u shpreh se Osmani me ardhjen në Vetëvendosje e solli pas gjithë organin e saj votues, prandaj tani konflikti me Kryeministrin, si kryetar partie mund të nënkuptojë 300 mijë vota më pak në zgjedhje.

“Kurti dhe Osmani dërguan një imazh të keq. Konflikti po dëmton imazhin e tyre dhe po shkakton zhgënjim tek elektorati. Po ashtu, ka një problem të madh edhe me imazhin e Kryeministrit, por edhe me imazhin e marrëdhënieve mes tij dhe presidentes, sepse pas zgjedhjeve të vitit 2021, ata krijuan imazhin e një lidershipi të ri, një brezi të ri liderësh që janë konstruktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin.  sesa me gjeneratën e vjetër të liderëve, por tani e njëjta gjë po ndodh me ta.

Do të jetë një zhgënjim i madh për votuesit në Kosovë, sepse ata shpresonin në një hap të ri përpara, një epokë të re të lidershipit politik, dhe tani kjo po kthen lojërat politike mediokre që kemi parë në 25 vitet e fundit” – ka deklaruar analisti i njohur Artan Muhaxhiri.

Advertisement