Connect with us

Aktualitet

Ndarja Meta-Kryemadhi, analisti: Kanë kopjuar serialin e Netflix. Në fund të sezonit të tretë…

Analisti Arjan Curri ka paralelizuar ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi me serialin ‘House of Cards’ në Netflix.

Në “Top Story”, ai e quajti ‘lojë’ divorcin mes tyre, teksa tha se për të gjithë ata që duan ta kuptojnë çiftin, duhet të shohin atë serial.

Curri: Divorci vjen si kurorë që t’i thonë të gjithëve shiko ç’më bëri mua kjo. Njerëzit do ndahen, sepse kanë qejf të mbajnë anësi. Unë jam me Monikën se është më trime nga Meta, ka marrë përsipër të mbajë barrën për të shpëtuar të shoqin.

Është fiks si serialet e Netflix. Nëse duan të kuptojnë çiftin të shohin serialin ‘House of Cards’, këta ia kanë kaluar edhe Netflix.

Shahen me njëri-tjetrin dhe në fund të sezonit të tretë, kjo Clarie i kërkon divorcin Frenkut. Në fund e vret politikisht dhe merr fronin.

Karamuço: Mungon SPAK-u aty

Curri: Është FBI-ja, SPAK FBI e vogël është.

Advertisement