Connect with us

Kosova

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Vjosa Osmani: Do të kujtohet si një penë e shquar e gazetarisë shqiptare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për ndarjen nga jeta te gazetarit Artur Zheji. Osmani shprehet se vdekja e Zhejit lë pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit.

Ajo e ka cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare, ndërsa ka theksuar kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkruarjen për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë.

Presidentja ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial, duke shtuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i përjetshëm.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Vjosa Osmani: Do të kujtohet si një

Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare, do të mbahen ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku familja, miqtë dhe kolegët do të nderojnë kujtimin e tij.

Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

Advertisement