Politike
Ndërhyrja në TIMS për grupet kriminale/ Salianji: PS ka tentuar të bllokojë Komisionin…
Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji, në një emision televiziv deklaroi se opozita pretendon se në sistemin TIMS mund të ketë ndërhyrje edhe për të ndihmuar grupet kriminale.
Salianji thekson se PS ka tentuar të bllokojë punën e Komisionit Hetimor për TIMS, duke shtuar se ky Komision do të nxjerrë të palarat e ndërhyrjet në sistemin TIMS.
“PS ka tendenca që të bëhet karrikadë, për të mbrojtur njerëz, ka tentuar të bllokojë kërkesat për informacion. Kemi pretendime për shitje të të dhënave të TIMS. Komisioni Hetimor për TIMS mund të thërrasë dhe persona që janë në arrest shtëpie. Ervin Muça është një personazh problematik. Muça nuk ka pasur certifikatë personale, ishte siç thotë populli “shih e shkruaj”.
Sesi mund ta vendosësh atë personazh në krye të IT të Policisë së Shtetit, unë nuk e di. Ky person është në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Jam i bindur se Komisioni Hetimor do të nxjerrë të tjera të palara. Në fokus të Komisionit Hetimor do jetë mënyra sesi Muça është emëruar. Ne pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupet kriminale”, deklaroi Salianji.