Sport
Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë

Ka nisur pjesa e dytë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kuqezinjtë janë shfaqur më kërkues ndërsa kërkojnë golin e avantazhit.
Në minutën e 48-të, Broja shkëputet në të djathtën, arrin fundoren por pasimi i tij largohet në këndore.
Serbia edhe pse në vështirësi ishte pranë golit në minutën e 53-të, por Strakosha u tregua I gatshëm duke kryer një pritje spektakolare.
Pas një harkimi nga e majta, topi shkon te Mitroviç i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e portierit kuqezi.

