Aktualitet
Ndërpritet votimi në disa qendra në Vorë, qytetarët s’kanë interes
Në disa qendra votimi në Vorë, votimi është ndërprerë rreth 40 minuta. Vonesa po kështu janë shkaktuar prej problemeve teknike. Në këtë zonë janë 44 qendra votimi, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre politik 30 mijë e 800 qytetarë.
Deri në orën 12:00 ka pasur një pjesëmarrje të ulët të votuesve, ku kanë votuar vetëm 2 mijë qytetarë. Kryesisht, moshat e treta i janë drejtuar kutive të votimit, ndërsa interesi është në ulje.
Raportohet se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa, pasi sipas tij në qendrat e votimit futen persona të paautorizuar. Indrit Hoxha garon përballë kryetarit aktual të kësaj bashkie, Blerim Shera i Partisë Socialiste.