Aktualitet
Ndërroi jetë para kohe/ Kush është Artur Zheji, gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘365 Gradë’

Media në Shqipëri ndodhet në zi për shkak të humbjes para kohe të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Burime bëjnë me dije se Zheji ndodhej me familjarët në Sarandë, kur ka pësuar komplikime me shëndetin. Edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë, Zheji nuk ka mundur që të jetojë, duke ndërruar jetë në ambulancë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.
Kush është Artur Zheji?
Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishteë gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Zheji është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë

