Kronike
Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, dyshohet se u mbyt nga ushqimi
Ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga ushqimi një i dënuar në burgun e Lezhës.Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Beneshi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
NJOFTIMI I DREJTORISË SE BURGJEVE
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE eshte marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekesore ‘Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekesor’ per kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i eshte bllokuar frymemarrja.
– Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.