Kronike
Ndërron jetë në banesë 71-vjeçari, dyshimet e para…
Një 71-vjeçar me inicialet M. B., ka ndërruar jetë në banesë, në rrugën “Ibrahim Hasmema”, në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 71-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2024, rreth orës 17:00, në rrugën “Ibrahim Hasmema” ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi M. B., 71 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.